Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazetari nxjerr foton nga dogana: Kryemadhi dhe Meta u kthyen natën nga Greqia

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari nxjerr foton nga dogana: Kryemadhi dhe Meta u kthyen natën nga

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi publikuan sot një foto nga pushimet në Sarandë, duke hedhur poshtë aludimet se ndodhen në ishull, në Greqi.

Ndërkohë, pak minuta më parë ka reaguar gazetari Adriatik Doçi i cili ka publikuar një foto të Kryemadhit që shfaqet në doganën e Kakavijës, duke pretenduar se çifti i politikanëve janë kthyer nga Greqia mbrëmjen e së shtunës me një makinë luksoze, sipas tij të padeklaruar në ILDKPKI.

Pra sipas Doçit, Kryemadhi dhe Meta, pas qarkullimit të lajmit në medie se ata ndodhen me pushime në Greqi, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota.

Postimi i plotë i Adriatik Doçit:

Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI.

Mbrëmjen e së shtunës është akomoduar në Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.

Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro.

Këtu duhet llogaritur edhe dhoma e shoqëruesit, në emrin e të cilit është bërë pagesa, pasi për të mos lënë gjurmë dhe prova për SPAK-un, marrin edhe një të besueshëm me vete, duke përdorur emrin e tij për të mbuluar shpenzimet.

Pasi doli lajmi në gazetën Tema, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota.

Personeli i hotelit është habitur kur ka parë Monikën duke turfulluar dhe mbledhur plaçkat.

Mëngjesin e sotëm Meta dhe Monika kanë publikuar foto nga Saranda.

Fotoja e Monikës duke kaluar në Kakavi datë 26 gusht 2023, ora 20:10.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese