Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Gazetari kujton detaje për Bardhok Pllanajn: Herën e fundit u arrestua në Lushnjë në 2019, që atëherë lëvizte pa eskortë dhe pa autoblindë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka kujtuar detaje të rëndësishme lidhur me viktimën e atentatit të djeshëm në Shkodër, Bardhok Pllanaj.

I ndjeri 46-vjeçar për herë të fundit u arrestua nga policia më 29 tetor 2019 pasi kishte thyer urdhrin e “arrestit shtëpiak”. Në automjet ishte bashkë me dy personazhe të njohur në Shkodër.

Që atëherë Hoxha thotë se Pllanaj nuk ruhej as privatisht dhe as nga policia. Lëvizte pa eskortë dhe pa autoblindë, çka tregon se ai nuk ruhej nga askush që mund të kishte qëllim ta vriste. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit që dyshohet se janë vrasës me pagesë.  

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës

Per here te fundit, Bardhok Pllanaj, u arrestua me 29 tetor 2019, në qytetin e Lushnjes, ndersa udhëtonte drejt Vlores.

Bashke me te udhetonin dhe dy personazhe mjaft te njohur ne Shkoder, me inicialet, M.I. dhe B.C..

Viktima e atentatit te djeshem, ne fakt duhej të ishte ne banesen e tij në Shkodër, për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata, “me arrest shtepiak”, por ai u arrestua 230 kilometra larg.

Ne komunikaten e policise se Shkodres te asaj dite thuhej:

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”….

Deri ne atentatin e djeshem, Bardhok Pllanaj, nuk ruhej, nuk mbante eskorte, dhe nuk qarkullonte me mjet te blinduar….

Lexo edhe: Gazetarët e kronikës ‘skanojnë’ ‘kumbarin’ e Shkodrës: Ishte ndërmjetës dhe korruptonte sistemin, nuk bënte ekzekutime. U investua për LSI-në

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img