Hapësire reklamuese

Politikë

Gazetari kritikon Ramën pas krahasimit të kandidatëve: Nuk është fushatë, por degradim. Nëse do që njerëzit të mos votojnë Berishën, nxirr arkivat

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Kika

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar sot mënyrën se si po e bën Rama fushatën në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri sot bëri disa krahasime ironike deri diku fyese për disa emra nga listat e PD-së, ndaj Kikia tha në “Open” se kjo nuk është as fushatë dhe as anti-fushatë, por degradim.  

Kikia: Kjo nuk është fushatë, as anti-fushatë, por është degradim. Kur kandidonte Xhon Kerri në SHBA, i nxorrën në gazetë një foto duke gjuajtur zogj në pyll, dhe shkruanin me diçiturë, “ja kur shokët e këtij luftonin, ky gjuante laraska”. Pra anti-fushata ka ekzistuar kudo edhe në SHBA, por ky është degradim. Është një gjë e shmëtuar, mua s’më duhet fare si e ka emrin apo mbiemrin Gjekmarkaj, pse ja ndryshon ti? S’më duhet kush pi raki apo jo, ama nëse kanë bërë diçka të keqe më herët në jetën e tyre hajde ta nxjerrim, por jo të merremi me gjatësinë apo shkurtësinë e kandidatëve. Nuk mendoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ai thotë “hë votohet ky, po ky votohet”, pra ka një lloj intimidimi. Unë them që nëse do të bësh njerëzit që të mos votojnë Berishën futju arkivës dhe nxirr gjërat e këqija që ka bërë ai ndër vite qeverisje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll