Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gazetari kritikon Bashën: Fut në listë të sigurtë Vangjel Dulen që merr 600 vota, tani do e kemi deputet në Kuvend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Roland Qafoku në lidhje të drejtpërdrejtë, në emisionin “Me Xhaxhiun“ bëri një kornizim të situatës politike paszgjedhore.

Sipas tij fituesi nuk gjykohet, vetëm urohet ndaj u ndal më shumë tek opozita humbëse.

Qafoku theksoi se Lulzim Basha gaboi me aleatët të cilëve i siguroi një vend të sigurtë në listë pa kalkuluar fuqinë reale të tyre, duke përmendur këtu rastin e Vangjel Dules që ka marrë vetëm 600 vota dhe do të jetë deputet në parlamentin e ardhshëm.

“Partia Demokratike edhe në listën e sajë, të disa aleatëve të saj, kanë marrë vota të turpshme në numër. Ishte dhe një vajzë e re aty në Durrës që ka marrë 6 mijë vota, ndërsa Vangjel Dule, në një vend të sigurtë ka marrë 600 vota dhe është sot deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Këto janë gafat e Lulzim Bashës. Ka një pyetje që ngrihet: Po mirë çfarë duhet të bënte? Nëse do ta dinim ne se çfarë do duhet të bënte do duhej të ishim ti dhe unë kryetari i Partisë Denokratike. Kryetari i PD-së është Lulzim Basha dhe të gjitha kalkulimet dhe prognozat do rë duhej ti bënte ai“, tha Qafoku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img