Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Gazetari kosovar: Visar Ymeri me pat fuqi ja bashkangjit Kosovën qytetit të Kukësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari kosovar, Berat Buzhala shprehet se i është prishur festa për përfaqësuesen e kosovës, pas deklaratës së kreut të Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ymeri, që nuk tha asgjë për ndeshjen e parë të Kosovës, postoi një status në profilin e tij në Facebook ku i uronte rrugëtimin në Kupën e Botës Shqipërisë, kombëtares së bashkimit.

Por Buzhala shprehet se nëse Ymeri do të kishte më shumë pushtet, rrezikonte me ia bashkangjit Kosovën qytetit të Kukësit. “Kosova nuk është patericë e askujt”, shkruan ai.

Berat Buzhala në Facebook:

Çika e djem,

Kjo ndeshje ishte historike. Përfaqesuesja e shtetit tonë na i çoi emocionet peshë. Ky ekip ishte i denjë për me qenë në Ligën e Parë të Anglisë. Tika-takat e ekipit ishte të denja për Barcelonën. Bernardi dhe Miloti janë djem që munden me qënë pa kurrfarë problemi pjesë e ekipeve të finaleve të Ligës se Kampionëve.

Unë me familjen kemi përjetu momente të jashtëzakonshme. Sikur ditën kur fitoi Majlinda në Olimpiadë. E mira e kësaj është që kemi me u kënaq prapë. Këta djem janë fotografia e shtetit tonë. E të ardhmes tonë. Kërkush nuk ka me mujt me e shkatërru atë.

Duhna me e pranu që Visar Ymeri ma ngriti tensionin. Ma prishi festën. Qysh mundet Kryetari i partisë më të madhe opozitare me fol ashtu për shtetin e tij? Po me pasë ky ma tepër pushtet? Çka i bën Kosovës? Ja bashkangjit Kukësit (çdo respekt për Kukësin)?

Kosova nuk është patericë e askujt.

Uneë biri yt Kosovë…

Kreu i Vetëvendosje, Visar Ymeri në Facebook:

Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë.

Përpara Shqipëri!

Më shumë




spot_img








spot_img