Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Gazetari jep detaje për kokainën: Janë vendosur përgjues në makina e shtëpi, u përdorën dhe dronë! Grupet u lajmëruan të armatoseshin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Eni Ferhati është shprehur mbrëmjen e djeshme se rreth 60 persona kanë pasur dijeni për kokainën që mbërriti në Frakull të Fierit e tretur në 24 ton pleh kimik. Sipas tij, personat e përfshirë dhe të tjerë janë mbajtur në përgjim 24/24 dhe janë vendosur përgjues në makina e shtëpi.

“Informacioni fillestar është dhënë nga DEA amerikane, ia ka dhënë palës malazeze fillimisht e cila më pas ka vënë në dijeni homologët shqiptarë. Është një operacion për t’u vlerësuar sepse janë 60 veta që kanë pasur dijeni. Për 3 muaj e gjysmë janë kryer vëzhgimet e forcave operacionale kryesisht dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është dekonspiruar në asnjë moment. Bëhet fjalë për një vëzhgim 24 orë në 24.

Si asnjëherë më parë, përgjimet janë ambientale dhe janë përdorur metoda të cilat nuk besoj të jenë përdorur kaq shumë në operacione të tjera. Janë vendosur përgjime në shumë automjete, në shumë banesa. Janë përdoruar metoda të tjera dhe me dronë.

Është ndërhyrë herët për shkak se nga hetimet ka rezultuar se në mjetin luksoz “Range Rover” ku udhëtonin Klajdi Kodra dhe Bledar Matoshi të cilët janë në rolin e organizatorëve sipas Prokurorisë së Posaçme lidhur me shoqërimin e mallit, gjetjen e strehimit, bazave ku do të bëhej dhe filtrimi nga plehu organik artificial i sasisë prej 430 kilogramëve kokainë. Në përgjimet del se ishin lajmëruar anëtarët e këtij grupi që të armatoseshin dhe të udhëtonin drejt Burrelit ose drejt Dibrës ku sipas burimeve ka pasur dhe kontradikta mes grupeve për një sasi kokainë që do të merrej nga filtrimi i 24 tonëve pleh organik”, u shpreh Eni Ferhati në Opinion.

Më shumë


spot_img








spot_img