Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Gazetari jep ALARMIN: Rinia shqiptare në krizë të madhe besimi! Modelet janë prostitutat dhe trafikantët e drogës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngët banale, shthurja në rrjete sociale apo emisione të ndryshme televizive kanë krijuar një debat të madh në shoqërinë tonë, për sa i takon vlerave apo anti-vlerave, modeleve apo heronjve që duhet të marrim për bazë dhe duhet t’i shohim si frymëzim.

Gazetari i njohur Mentor Kikia pak ditë më parë thumboi me shprehjen “Rinia jonë është në hapat e duhur”, teksa krahas shënimit postonte dhe disa foto nga dyndja e adoleshentëve për të takuar ish-konkurentët e Për’puthen.

Sot me anë të një shënimi në rrjete sociale, Kikia del në konkluzionin se rinia jonë është në një krizë të thellë besimi, duke marrë gabimisht modele personazhe apo shembuj të gabuar për të fituar para.

Shënimi i plotë i Mentor Kikisë

A duhet të krijojmë heronj për të frymëzuar rininë në krizë besimi?

Shoqërisa shqiptare është në krizë. Nuk është thjeshtë krizë ekonomike, për bukë dhe rroba. Eshtë kriza e madhe e besimit, kriza e orientimit, që ka prekur më së shumti rininë. E lexoj këtë në sjelljen që demonstrohet, veçanërisht në rrjetet sociale. Modelet që ndjekin njerëzit. Historitë që e frymëzojnë, heronjtë që adhurojnë….

Ndjej vërtet keqardhje kur shikoj se si deri edhe 10-vjeçarët njohin çdo këngë të muzikës më vulgare që prodhohet aktualisht.

Ndjej keqardhje kur shikoj se si 3 mijë njerëz komentojnë dhe debatojnë mes tyre, për fotot që ka hedhur një personazh televiziv, duke i ftuar njerëzit të japin mendimet se në cilën foto duket më bukur.

Nuk ka asnjë dyshim që modelet që ndjek sot rinia janë më të paduhurit, dhe janë ata që servir media, me produksinet e veta dhe serialet që transmeton natë e ditë.

Por a janë të rëndisishëm vërtet heronjtë për të nxjerrë nga kriza morale një shoqëri?

Historia na ofron dy shembuj shumë domethënës:

Në betejën më të përgjakshme dhe vendimtare të Luftës II, atë të Stalingradit, snajperi Vasily Ivanovich Zaitsev, u promovua nga media dhe propaganda sovjetike, si hero kombetar, për të ngjallur frymëzim tek një ushtri që po masakrohej, dhe që ia doli të kthente rrotën e historisë së luftës.

Në SHBA, në vitet ‘70, shoqëria amerikane ishte në një krizë morale, pasi doli nga një luftë 20 vjeçare(ajo e Vietnamit) e mundur e poshtëruar dhe me kosto të tmershme ekonomike. Qeveria e Reganit sponsorizoi Hollyvood-in për të prodhuar filma me heronjt si famshëm Sylvester Stallone tek “Rambo”-t apo Carlos Ray Norris – Chuck Norris, në dhjetra filma me heronj që luftonin për lirinë e popullit Vientamez, duke bërë që amerikanëve të mos u vinte turp për luftën.

Pezmi ynë social nuk është në këta kufinj dhe ne nuk mundemi të sillemi në këtë nivel “macro”. Por ama ne mund dhe duhet patjetër të mendojmë për të ofruar për rininë modele frymëzimi, modele pozitiviteti, që të mos vrapojnë të adhurojnë djalin e guvernatorit që fshin djersët me Euro, apo disa këngëtarë që i këndojnë drogës në makina të mbushuara me para.

Për fat të keq, media po ndjek komercializmin, ndërsa konemaja, ato pak filma që prodhon, ka për personazhe vetëm prostituta dhe trafikantë droge.

Më shumë

spot_img
spot_img