Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetari italian ngriti një ‘furtunë’ për Bylisin, historiani ironizon keq ekspertët e ministrisë së Kulturës: Dreqin si s’e dinim, as Klosi që e ka shtëpinë këtu afër nuk e ditkërka!

Shkruar nga Newsbomb
Auron Tare

Ka shkatuar një ‘furtunë’ të vërtetë gazetari italian Vittorio Sgarbi me deklaratën e tij se Bylisi është qytet grek.

Ndonëse shoqërohej nga ekspertë të ministrisë së Kulturës, Turizmit, si dhe nga kryebashkiaku Dritan Leli, askush nuk denjoi t’i tregonte Sgarbit që ishte në një qytet të lashtë ILIR.

Ndërkaq, rreth gjithë kësaj, ironizon historiani Auron Tare.

“Pse Greke?

Po cfare?

Romake

Pse romake?

Po cfare?

Bizantine

Bizantine?

Po ca o bizantine?

Nuk e di po varja, e kam nigju kur e thone ne televizion.

Jo me jo me mire romake, ja gjeta edhe i mbishkrimi romak. ca thua? ka mbishkrim romak? po ore ja ku eshte tek hyrja e Portes se Bylisit. e pashe se kalova andej se nuk kishte banjo gjekundi ketu. Dreqin si se dinim sna tha asnjoni, edhe Klosi qe e ka shtepine ketu afer nuk e dika qe paska mbishkrime romake. Ta kishte pa Zgarbi te pakten nuk do behej gjithe kjo gjullurdi. Po pra edhe ky ku dreqin erdhi ketu pa le po e boni me ze. ne Butrint te pakten ishte me muzike nuk e kuptoi njeri ca tha. Varja hajde degjoi keta qe nuk marrin vesh nga keto pune.

"Fragment nga dy eksperte te MInistrise se Kultures", shkruan me nota sarkastike historiani Tare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll