Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Gazetari italian, artikull për ish-bosin e Cosa Nostras: Ka pasuri në Shqipëri që nuk do të zbulohen kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari italian, artikull për ish-bosin e Cosa Nostras: Ka pasuri në

Gazetari i njohur italian, Roberto Saviano ka shkruar një artikull për jetën e ish-bosit të Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro.

Ai shkruan për jetën e tij personale, marrëdhëniet e tij me femrat dhe faktin që ai nuk u martua kurrë, si dhe vajzën e tij nga një lidhje jo martesore të ish-bosit mafioz.

Por ajo që bie në sy, është fakti që Saviano përmend pasurinë e Denaros, ku shkruan se një pjesë e madhe e saj ndoshta mund të jetë në Shqipëri dhe mbase nuk do të gjendet kurrë.

“Prokurorët  nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro. Është gjithmonë një segment që zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali. Por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri , zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t'i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi”, shkruhet në artikullin e gazetarit.

Ish-bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro ndërroi jetë të hënën e kaluar pasi ndodhej prej ditësh në një koma të pakthyeshme.

Messina Denaro ishtë shtruar në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku sipas mjekëve mbeti në koma të pakthyeshme. Ai ishte autorizuar të takonte disa anëtarë të familjes, por nuk ka dashur që e bija ta shohë në atë gjendje. Mirëpo, burime për mediat italiane bëjnë me dije se ajo ka qenë pranë shtratit të tij.

Bosi i mafias është i njohur për lidhjet e tij me krimin dhe faktit se arriti t’i shmangej policisë për 30 vite. Kujtojmë se ai u arrestua më 16 janar, teksa shkonte në një nga klinikat më prestigjioze në Palermo për t’iu nënshtruar kimioterapisë.

KËTU MUND TË LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed