Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Gazetari ia thotë në sy Ramës: Në “darkën e ngjalave” i ke kërkuar falje Ilir Metës, e konfirmon Leonard Koka; kryeministri: Unë jam qenie e veçantë, e imagjinon dot ti…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Ilir Babaramo mbrëmjen e sotme ka të ftuar në emsionin e tij kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka pyetur edhe për darkën e “ngjalave” të marrëveshjes PS-LSI në vitin 2013.

Babaramo tha se Rama i ka kërkuar falje Ilir Metës dhe për këtë ishte dëshmitar Leonard Koka, i cili njihet si “kumbari” i asaj darke, ndërkohë që kryeministri e ka mohuar që të ketë kërkuar falje.

Babaramo: Kur ju duhej që të vini në pushtet, në një darkë të famshme ngjalash, bëtë një autokritikë shumë të thellë, më fal për këtë, më fal për atë. Miku juaj Leonard Koka e konfirmon këtë?

Rama: Ti e imagjinon dot që unë të kërkoj falje?

Babaramo: Çdo qënie pragmatiste e bën këtë.

Rama: Unë nuk jam çdo qenie, Babaramo. Unë jam një qenie e veçantë. Dhe prandaj në shumë gjëra unë të mirëkuptoj ty dhe qeniet e tjera, që nuk arrini dot të mendoni që si mund të jetë një qenie ndryshe, por unë jam një qenie e veçantë, Babaramo. Unë i përkas një kategorie qeniesh të veçanta, të cilat kur janë marrë me politikë, janë marrë me politikë për disa motive që nuk janë motivet e politikanëve të zakonshëm. Dhe pikërisht janë këto qenie të veçanta që e kanë çuar përpara shoqërinë. Janë këto qenie të veçanta që kanë vënë gurë kilometrikë edhe në historinë tonë, qofshin si njerëz publikë, politikanë, artistë, shkrimtarë, intelektualë. Kështu që nuk jam i vetëm. Ka pasur Shqipëria dhe ka edhe këtë kategori. Ka shumë qenie të kësaj kategorie që janë njerëz të panjohur, që çohen në 4 të mëngjesit Babaramo dhe shkojnë punojnë tokën edhe nuk dorëzohen kurrë, që i lënë fëmijët në gjumë dhe i lënë në gjumë. Ka shumë Shqipëria nga këta. Kështu që unë i përkas kësaj kategorie. Unë nuk i përkas kategorisë së qenieve që çdo gjë e shikojnë interes, që çdo gjë e shikojnë lekë, që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img