Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari i përmend 21 Janarin, Berisha: Të më falësh, por ata që krahasojnë plumbat në lule të ballit me goditjet e një dere kanë probleme me veten

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari i përmend 21 Janarin, Berisha: Të më falësh, por

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me protestën e 8 janarit duke thënë se ishte një protestë paqësore.

Gazetari Luan Rama risolli dhe njëherë në vëmendje protestën e 21 janarit, ku ish-kryeministri Berisha tha se janë dy protesta të cilat nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën, pasi më 8 janar asnjë efektiv policie nuk mbeti i plagosur.

Luan Rama: Nesër është 21 janari dhe po të sjellim pamjet e 21 janarit të turmës kundër qeverisë kur ju ishit Kryeministër, për të parë dhunën.

Berisha: Të më faslësh, por në gjithë këtë demostratë të 8 janarit, për shkak të karakterit të saj thellësit paqësor, nuk u gërvisht një njeri ivetëm nga pala kundërshtare. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë, nuk u gërvisht asnjë polic dhe mos mendo se ajo nuk mund të bëhej e dhunshme, por ishte shpallur paqësore dhe mbeti e tillë. Në një kohë kur banditët brenda kishin bombagazi, shurdhues, pluhura toksisë. Pra, janë dy botë krej të ndryshme.

Ata që krahasojnë plumbat në lule të ballit me goditjet e një dere ata kanë problem eme veten e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll