Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetari i nxjerr 'të palarat' Albin Kurtit: Nuk shkon te mediat që e kritikojnë, por shkon te oligarkët, viktima e parë e tij ishte Baton Haxhiu

Shkruar nga Newsbomb
Berat Buzhala

Gazetari kosovar Berat Buzhala, teksa ka komentuar në “Open” aktualitetin politik në Kosovë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka shprehur dëshirën që Albin Kurti të marrë shumicën e mandateve dhe të qeverisë i vetëm.

Mirëpo nuk kanë munguar notat kritike ndaj kreut të Vetëvendosjes, pasi Buzhala tha se Kurti nuk bën çfarë thotë, duke iu referuar shumë rasteve që ai shan oligarkët dhe shkon në mediat që zotërohen prej tyre.

Buzhala: Kurti nuk shkon në mediat që e kritikojnë, dhe në mediat e oligarkëve del e promovon veten e tij, favorizon oligarkët. Nuk i bën gjërat, nuk i ka veprat ku i ka fjalët. Kurti ka pasur qasje tjetër kur ka qenë në opozitë. Nëse e nis luftën me ta, pse shkon e bëhesh me ta. Pse vazhdon merr pjesë në mediat e tyre kur më herët i shpalle luftë. Viktima e parë e Kurtit ishte Baton Haxhiu, që nuk është oligark. Ai nuk shkonte në studio kur ishte Baton Haxhiu. Pra ti e paske problemin e Batonin jo me punëdhënësin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.