Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Gazetari i nxjerr të dhënat e veta dhe patronazhuesin, Spiropali “zihet ngushtë”: I kemi të dhënat që nga viti 2008 për sondazhe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elisa Spiropali, kandidate për deputete e PS së Tiranës u kap ngushtë mëngjesin e sotëm në emisionin e Vizion+ kur gazetari Thimi Samarxhi i nxorri përpara të dhënat e tij dhe patronazhuesin e vet.

Spiropali nuk e mohoi databazë që ekziston në zyrat e PS dhe tha se ky dokument ekziston që prej 2008 dhe pasurohet gjithmonë me të dhënat e qytetarëve.

Thimi Samarxhiu: Kjo është e dhëna ime që është te lista e PS që nuk dihet ng aka dalë. Eshtë emri im, numri i telefonit, ditëlindja ime, vendi im I punës dhe emri i patronazhistit tim Artur Qoqja që e përshëndes dhe i them ja ku jam nëse do të më takosh te ftoj për kafe. Ajo që më shqetëson është fakti që kompania shkruhet Media Vizion. Ne punojmë në Vizion+ dhe këtu është Media Vizion. Eshtë emri që njihet zyrtarisht. Askush se di që quhet Media Vizion, të gjithë e dinë që unë punoj në vision+. Zonja Spiropali, cfarë është kjo?

Spiropali: Ne kemi një sistem të ngritur të patronazhimit se e keni bërë term proverbial këtë që është në fakt një lloj verifikimi që I bëjmë zgjedhësve. Dhe cdo parti serioze që ka një iventar të votuesve e bën këtë gjë përvec partive që janë magazina pa iventar që habiten. Secili hedh të dhënat e personave që ka në zonën e tij apo janë votues në një territory të caktuar. Këtë database e kemi ngritur që në 2008…

Samarxhi: E ka dhe PD një të tillë…

Spiropali: E ka dhe PD të shpresojmë por nuk duket se e ka se nuk kupton…dhe cdo e dhënë për votuesit hidhet në këtë sistem datëlindja etj. Për të pasur një ide më të saktë se cfarë synojmë ne. Eshtë shumë e thjeshtë. E mbani mend se zoti Basha niste mesazhe për ditëlindje e njerëzve në 2011, urime ditëlindjen…s’kishte nga ta dinte përvec database…

Samarxhi: Karta ime e identitetit dhe vendi im I punës nga janë gjetur? Kot po ju pyes dhe mua nuk më shqetëson fare se jam person publik…

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img