Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Gazetari i njohur: Rama shikon te Basha një njeri të qytetëruar, me të cilin mund të bëjë marrëveshje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Muhamed Veliu komenton “ftesën” e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha për bashkëpunim.

Në një lidhje gjatë emisionit “Breaking” Veliu u shpreh se tani vlen për të parë reagimin e Bashës, i cili sipas tij do të thotë “unë jam kryeministër i ardhshëm dhe Rama i përket të shkuarës”.

“Përsa i përket votuesve, Rama i ka ngacmuar mjeshtërit jo vetëm Bashën por edhe votuesit, duke i thënë se: “ore Luli duhet shpëtuar, se është marrë peng nga Saliu”. Ajo çfarë ka thënë Rama dje është komplekse nuk është vetëm në adresë të Lulzim Bashës por edhe më i gjerë”, u shpreh Veliu.

I pyetur se pse Rama beson se mund të flirtojë me Bashën, ai tha se, “ka një lloj zbutje të retorikës kur vjen puna nga Rama në adresë të Bashës”.

“Kjo për faktin se në të shkuarën ishte Rama dhe Basha që u ulën kokë më kokë dhe arritën në marrëveshje. Rama shikon te Basha një njeri të qytetëruar që mund të arrihet një marrëveshje. Por nuk kanë munguar dozat e forta të ironisë nga Rama për Bashën. Ditët e fundit është duke e krahasuar me Rrapush Xhaferrin. Basha vetëm ka premtuar në këtë fushatë. E kur je në opozitë është e lehtë të premtosh. Ndërsa kryeministri e di mjaft mirë si është në të vërtetë dhe është më i kujdesshëm”, tha Veliu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img