Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Gazetari i njohur pyet: Po ne që nuk jemi anëtarë të PD-së, mund të kandidojmë për kryetar?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Me humbjen në zgjedhjet parlamentare, në Partinë Demokratike ka nisur kontestimi i lidershipit të Lulzim Bashës, madje tashmë kanë dalë edhe emrat e parë të garuesve për postin e kryetarit.

Por gazetari i njohur Mentor Kilia thotë se jo çdokush është i aftë ta drejtojë këtë forcë politike.

“Partisë Demokratike nuk i duhet një magazinier, por i duhet një lider”, shprehet ai.

Shkrimi i plotë:

Po ne që nuk jemi anëtarë të PD-së, mund të kandidojmë për kryetar?

Në PD ka plasur gara e kandidatëve për kryetar (edhe pse kryetari s’ka në plan ta lirojë karrigen).

Shumicën prej tyre (ata që njoh) unë s’i kam parë fare në fushatë, duke konfirmuar kështu një dhunti të ne shqiptarëve, që vdesim vetëm për një “copë magazinë”, në këtë rast për një copë kryetar.

Gjithashtu, ka nisur edhe listimi i atyre që të tjerët mendojnë se mund të bëhet kryetar, dhe për këtë po u referohen votave që kanë marrë në kutitë e para. Edhe pse akush nuk ua ka dëgjuar timbrin e zërit. Mbetet që të shënojnë emrin edhe ata që nuk janë anëtarë të kësaj partie.

Por të gjithë bashkë harrojnë se kryetar, e aq më shumë lider, nuk të bëjnë, por kryetar dhe lider bëhesh. Bëhesh me atë që demonstron, me idetë që hedh, më karizmën që tregon, me karakterin dhe forcën e tij që shpalos, me aftësinë që tregon për të motivuar qytetarët, me aftësinë që ke për të frymëzuar turmat e njerëzve etj.

PD-së nuk i duhet një magazinier, por i duhet një lider!

Nuk i dihet një ilaç për të qetësuar nervat për të përballuar humbjen, por një vaksinë!

Për të mundur Ramën, duhet një anti-Ramë!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img