Gazetari i njohur letër të hapur ministrit Xhafaj: Jeni të paaftë, dhjaksa përballë parasë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 16-02-2018 Gazetari i njohur letër të hapur ministrit Xhafaj: Jeni të paaftë, dhjaksa përballë parasë

Gazetari i njohur, njëri nga drejtuesit e emisionit “Bardh e zi”, Erion Kristo i dërgon ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas emisionit të mbrëmshëm ku Xhafaj mori pjesë në emisionin “Opinion” në tv Klan, Erioni duket se ka dalë në disa përfundime, nisur edhe nga protesta e shoqërisë civile dhe banorëve të Verrisë në Fier kundër ndërtimit të inceneratorit.

LETRA E DËRGUAR

Leter e hapur per Ministrin e Brendshem.

Z. Minister. Ju dje ne emisionin Opinion premtuat qe do ta zgerdhini krimin, madje bete dhe humor lidhur me madhesine e peshkut. Ju dhe mund t'i beni keto, por nje gje ju nuk e beni dot. Ju nuk e pastroni dot policine nga politizimi. Madje ju e inspironi ate.

Konkretisht, dje banoret e fshatit Verri erdhen ne Tirane per te protestuar. Ne proteste foli dhe avokati Adriatik Lapaj, nje nga figurat me te pastra dhe me qytetare te shoqerise civile. Sapo mbaroi tubimi, policia kriminale e shoqeroi ate ne komisariat, se gjoja tubimi ka qene i paligjshem. Ai nuk ishte organizator, thjesht tha fjalen e tij te lire.

Pra, policia qe ne e paguajme me taksat tona, policia qe jo vetem i rrahu banoret e Verrise, por u beri dhe procedim penal gjoja se keta fshatare te shkrete rrahen policine, policia e deshtuar totalisht ne luften kunder krimit dhe droges, po tregon dhembet ndaj shoqerise civile.

Ketu ju beni disa gabime:

1. Shkelni ligjin.

2. Perpiqeni te intimidoni protestuesit.

3. Bumerangu. Ne kete moment ju e keni kthyer Adriatik Lapajn ne simbol te fjales se lire, ne hero popullor. Me qindra njerez e mbeshteten dje haptazi kete person.

4. Ju, te paafte, dekonspironi nervozizem lidhur me kete ceshtje. Pra, ka dicka qe nuk shkon dhe ju po perpiqeni ta mbuloni me dhune.

5. Paaftesine e policise kriminale dhe te krimit financiar, te cilet ne vend qe te shoqerojne Adriatikun, duhet te kryenin hetime pse nje firme merr para pa bere asnje pune.

Per ta permbyllur: jeni te paafte, jeni mbi ligjin, jeni arrogante, jeni demagoge. Ligji nuk mund te funksionoje vetem per Adriatikun, dhe jo per ata qe shperdorojne miliarda. Jeni duke minuar dhe punen tuaj, se shtet me dy standarde nuk mund te kete.

Do t'ju besoja, nese do arrestonit autoret e masakres financiare te rafinerise se naftes, apo shperdoruesit e parave te inceneratoreve. Po ju kete nuk e beni. Beni si trima me njerezit e thjeshte, por jeni dhjaksa perballe parase.

Me shume njerez do ngrihen kunder padrejtesise. Ky do jete efekti i ketyre qasjeve driteshkurtra.

Urgjentisht: dekriminalizoni protesten e qytetareve te lire. Keni marre atribute mbi Kushtetuten dhe ligjin. Jeni po kaq djallezore, sa nje mendje kriminale. Po cenoni lirine e shtetasve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet faza e parë, jashtë skeme abuzuesit: Ja rastet me 4 makina, vila e paga 1.5 milion që përfitonin ndihmë ekonomike
Rama rrugës për Prishtinë merr lajmin e madh: Uroj të mbyllet sa më parë »
Article Logic
Execution time: 0.012032032012939
array(1) { ["section"]=> string(95) "gazetari-i-njohur-leter-te-hapur-ministrit-xhafaj-jeni-te-paafte-dhjaksa-perballe-parase-110438" }