Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Gazetari i kronikës kujton vrasjen e bankierit Artan Santo: Fiks në të njëjtën orë, si 7 vite më parë. Të rrëmosh mbi atentatin tënd është aq e rrezikshme…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha kujton sot vrasjen e bankierit të njohur Artan Santo. Ai u vra në 26 qershor 2014 pak metra larg bankës së nivelit të dytë ku punonte, nga dy persona që e kishin ndjekur më parë me motor.

Hoxha thotë se dhe sot, është e rrezikshme “të rrëmosh” për vrasjen e bankierit, njëlloj si 7 vite më parë.

“Fiks ne te njejten ore, si 7 vite me pare…. Asgje nuk ka ndryshuar nga ai mengjes i nxehte fundqershori… Tan Santo, nese na sheh nga aty lart, te rremosh mbi atentatin tend sot, se cilet ishin urdheruesit, organizatoret, ekzekutoret apo ata qe ndihmuan ne fshehjen e gjurmeve, eshte po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë se, në mesin e muajit maj 2021, Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet për vrasjen e Artan Santos. Referuar burimeve nga SPAK, bëhej me dije se organi i akuzës ka siguruar prova të reja për vrasjen e bankierit, ndërkohë që ende pas 7 vitesh nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.

Ishte Prokuroria e Tiranës që në fillim të këtij viti kërkoi rihapjen e kësaj dosje, e cila tashmë ndodhet në duart e SPAK. Burimet pranë Prokurorisë së Posaçme thonë se hetuesit janë optimistë se kanë gjetur prova që do t’i çojnë drejt zbardhjes së vrasjes së bankierit.

Më shumë

spot_img
spot_img