Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Gazetari Hoxha zbulon prapaskenat: Balili marrëveshje direkte me Ardi Veliun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat e dorëzimit të Kelment Balilit, i quajtur si “Eskobari i trafikut të drogës në Ballkan”.

Hoxha tha në emisionin “Repolitix” në Report TV, se vetëdorëzimi i Balilit ka ardhur pas “marrëveshjes direkte me Ardi Veliun”, kreun e Policisë së Shtetit.

“Klement Balili nuk përdorte telefon celular. Ai kishte marrëveshje direkt me Ardi Veliun. Policët poshtë nuk kishin fare dijeni për këtë gjë. Komuniteti atje e ka mbrojtur. Nuk ishte superoperacion i policisë, por ishte një dorëzim. Nëse do ishte për arrestim, duhet ta kishin kapur”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia nuk është dakort me këtë arsyetim. Ai thotë se vetëdorëzimi i Balilit erdhi pas presionit me dhjetra operacione nga policia.

“Nuk mund të themi që s’është super aksion, nuk do të thotë që të jetë superaksion aty duhet të ketë forca etj. Pse do dorëzohej ai, kur kishte avokatë të fuqishëm dhe studio të fuqishme. Mund ta priste dhe të përfaqësohej nga avokati. Ka teknika policia që e organizoi dhe u organizuar dorëzimi në mënyrë perfekte”, u shpreh Qefalia.

Më shumë


spot_img








spot_img