Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Gazetari Hoxha: Eldi Dizdari ishte i paprekshëm, në Shqipëri s’do arrestohej kurrë. Në Dubai jetojnë bosat e drogës se s’duan konflikte me rivalët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1ed1c5cc1d7cfc10835787b915151fd9

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka thënë sot në mbrëmje se kreu i grupit ‘shqipfolës” të trafikut të drogës, Denis Matoshi, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari, nuk do ishte arrestuar kurrë në Shqipëri. Kjo për arsye se ai ishte i paprekshëm.

Në një intervistë në ‘opinion’, Hoxha tha se ai jetontë në Dubai jo se kishte frikë mos arrestohej në Shqipëri, por donte t’i shmangej grupeve rivale.

Njëkohësisht dhe paratë e fituara nga trafiku i drogës, investohen në Dubai.

“Është fat që ai është ndodhur në Dubai. Në shqipëri nuk do ta arrestonin Eldi Dizdarin. Ai është rritur jetim. Në Shqipëri në rastin e ngjares që ka ndodhur në bllok, në këtë rast Dizdari është shpallur në kërkim policor se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. U tha se pati një zënkë një fërkim mes Eldi Dizdarit dhe Ervin Matës. Ata kanë njohje të mëparshme. Kur ndodhi ngjarja Eldi nuk ishte në lokal. Përpara kësaj ngjarja është zhvendosur në Dubai, por pas kësaj ngjarje mbeti atje për sigurinë e tij. Për t’ju shmangur një konflikti të mundshëm. Në Dubai jetojnë bosët kryesorë të grupeve të mëdha të trafikut të kokainës. Me idenë që aty të investojnë para, se janë shuma marramendëse që fitojnë dhe i pastrojnë aty. Këta bosë i janë larguar Shqipërisë se kanë frikë nga rivaliteti mes grupeve, jo se kanë frikë nga autoritetet. Se të jetë për autoritetet ata janë shumë të aftë dhe kanë mundësi të korruptojnë këdo”.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img