Hapësire reklamuese

Rajoni

Gazetari gjerman impresionohet nga Vjosa Osmani: E qartë si kristali, pozitive dhe e përsosur retorikisht!

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari gjerman impresionohet nga Vjosa Osmani: E qartë si kristali,

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në Samitin e BE, bashkë me liderët e tjerë nga rajoni dhe ata europianë. Ajo ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme, mes tyre dhe ato gjermane.

Qëndrimi, fjala e saj dhe artikulimi kanë lënë përshtypje të mirë te gazetarët e huaj. Markus Preiss, njëri prej gazetarëve më të famshëm televizivë gjermanë, shef i studios së televizionit publik gjerman ARD, është impresionuar nga intervista e Osmanit.

Ai ka bërë një shënim në Tëitter ku flet me superlativa për presidenten e Kosovës.

"Kush dëshiron të shohë se si bëhet komunikimi shumë i mirë politik, duhet ta shohë paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. E qartë si kristali, argumentuese, e strukturuar, pozitive dhe e përsosur retorikisht", shkruan gazetari Markus Preiss.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll