Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Gazetari e pyet për përplasjen me Yuri Kim, Meta: Unë e dua Amerikën, lobistët që flasin serbisht në Shqipëri nuk më impresionojnë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Unë i dua Shtetet e Bashkuara të Amerikës pse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci.”

Kështu u shpreh sot Presidenti Ilir Meta, teksa u pyet nga një gazetar për përplasjen e djeshme me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Meta akuzoi Kim se e kishte shantazhuar duke i thënë se dinin gjëra për të, ndaj “nuk duhet të bënte zhurmë”, kurse Ambasadorja tha se ata që bënin thirrje për “sfurqe” duhet të dënohen.

“Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Unë i dua Shtetet e Bashkuara të Amerikës pse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci. Shqipëria nuk duhet të bëhet gaz i botës nesër. Shqiptarët me qytetari do të ikin dhe do të votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve.

Nuk impresionohet Presidenti nga ata lobiostët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht në Shqipëri. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Jemi popull europianë. Me hir me pahir, Shqipëria nesër do jetë model i demonstrimit të sovranitetit të popullit”, u shpreh sot Meta.

Më tej, kreu i shtetit bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime. Ajo që ra në sy në fjalën e Metës ishte fakti se togfjalëshi “me qetësi dhe dashuri” u zëvendësua me “me qetësi dhe vendosmëri”.

“Të dashur qytetarë, me qytetari dhe vendosëmri votoni partinë dhe kandidatët që doni. Votoni për kandidatët që ju mendoni që nuk do të ngrenë dorën për të bërë ligje me porosi për oligarkët.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img