Hapësire reklamuese

Rajoni

Gazetari e pyet për marrëveshjen me Kosovën, Vuçiç përgjigjet i nervozuar: Për cilën media punoni? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aleksander Vucic

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka dalë shumë i kënaqur nga marrëveshja e arritur në Uashington me Kosovën, dhe këtë e tregon nervozizmi në përgjigjet që dha pas takimit.

Një nga gazetarët e ka pyetur se çfarë ka ndodhur në takimin e mbajtur në “Shtëpinë e Bardhë”, por Vuçiç i mërzitur i është drejtuar me fjalët: “Për cilën media punoni?”.

Gazetari i ka thënë se punon për Euronews Albania, ndërsa më pas Vuçiç ka treguar për marrëveshjen e arritur në Uashington.

“Mund të them se nuk ishte takim i lehtë. Arritëm të përmirësojmë konsensusin e ndërsjelltë mes popujve. Në lidhje me mini-shengenin mendojmë se do t’i bëjë mirë të dy popujve, serbëve dhe shqiptarëve”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll