Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Gazetari dhunohet gjatë protestës, Basha flet nga spitali: Akti barbar i urdhëruar nga Xhafaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas dhunës së ushtruar nga policia kundrejt gazetarit të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi, kreu i PD, Lulzim Basha, ka shkuar për ta parë nga afër në Spitalin Ushtarak ku ai ndodhet.

Basha u shpreh se ky është një rast barbar i dhunës mbi gazetarin e gazetës opozitare RD.

“Ishte protestë paqësore, europiane, qytetare nuk pati për asnjë moment dhune ndaj organeve të rendit. Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit është treguesi më i mirë sesi policia është në shërbim të vëllezërve Xhafaj”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se gazetari Bledi kasmi ndodhet në spital me 10 qepje në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i gazetës së opozitës.

“Agron Xhafaj u përcoll me nderime që ti shpëtonte dënimit në Shqipëri, të shpëtontë lëkurën e Fatmir Xhafaj të cilët janë pjestarë të një familje subjekt animafje, u shpreh kreu i PD.

“Çdo moment që Xhafaj është në krye të Ministrisë së Brendshme përbën një rrezik për çdo qytetar.

Qyetarët e thjeshtë do të keqtrajtohen nga policia nën urdhrin e tij.

Largimi i Xhafajt është i padiskutueshëm jo vetëm për opozitën po për sigurinë e të gjithvë, është emergjencë kombëtare, për sigurinë e të gjithëvë. Përgjegjësi kryesor për Xhafajn është Edi Rama” tha mes të tjerash Basha.

 

Më shumë

spot_img