Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Gazetari dëshmitar në grabitjen te “Sheratoni”: Ishte si në filma

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ, i emisionit “Xhungël” në “News 24” ka qenë sot dëshmitar i grabitjes së ndodhur pak minuta më parë në hotel Sheraton. Sipas Hoxhës, ngjarja i ngjante një skene filmi, ndërsa një person maskuar dhe armatosur u ka prerë rrugën dy personave, njëri prej të cilëve mbante një çantë në dorë, dhe u ka kërkuar atyre që ti jepnin lekët.

“Dalin dy persona një në moshë më të re, dhe një tjetër. Kanë kaluar të lulishtja para hotelit, dhe në dorën kishin çantën me para. Ata i priste para hotelit një mjet me të cilin ata do të lëviznin. Një djalë me pistoletë në dore drejtohet tek ata dhe bërtet, “dorëzoni paratë”. U erdhi nga para me vrap. Ka marrë paratë dhe me vrap ka dalë në rrugën përpara hotelit, e priste një motor, dhe pasi hipi u largua. Motori me dy djemtë kishte lëvizur disa herë para hotelit duke monitoruar situatën. Pra grabitësit kanë pasur informacion se do të bëhej një transfertë parash, në sasi të konsiderueshme. Kanë ditur edhe orarin kur do ndodhte kjo. Mënyra sesi është bërë grabitja është pak e çuditshme. Personi që priste me motor nuk kishte maskë. Besoj se kamerat e sigurisë aty rrotull duhet ta kenë fiksuar pamjen dhe lëvizjen e të rinjve me motor”, rrëfeu Artan Hoxha.

Kambistit iu vodhën 18 milionë lekë të reja, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet.


Më shumë