Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari denoncon me figurë: Erdhën nga Italia, tërhoqën valixhet dhe dolën mes njerëzve; Përgjigjet drejtori: Janë regjistruar të gjithë, s’mund të burgosen

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari denoncon me figurë: Erdhën nga Italia, tërhoqën

Gazetari Blendi Salaj ka denoncuar me figurë disa udhëtarë që kanë ardhur nga Italia me autobus, të cilët marrin valixhet dhe shpërndahen për në shtëpitë e tyre.

Një pjesë e udhëtarëve i janë drejtuar mjeteve personale, por edhe mjeteve të transportit publik, për të shkuar në banesat e tyre.

Salaj ka hedhur akuza se ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë, pas urdhrit të kryeministrit për vetëkarantinim të detyruar për 14 ditë të atyre që vijnë nga vende që cilësohen si zona të kuqe.

"Erdhen sot nga Italia dhe pasi mbërritën në Tiranë tërhoqën valixhet dhe dolën mes njerëzve. A morën taksi, hipën në autobus urban apo thirrën të afërmit?? Do duhej ndoshta të ishin pritur nga shteti dhe të ishin çuar në banesat e tyre ku duhet të mbahen nën vëzhgim për 14 ditë", shkruan Salaj në statusin e tij, i cili ka marrë menjëherë përgjigje edhe nga drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe.

Blendi Gonxhe ka komentuar në statusin e gazetarit, duke u shprehur se të gjithë të ardhurit janë regjistruar një e nga një në kufirin hyrës në Muriqan.

Më tej ai shton se të ardhurit janë identifikuar dhe nuk mund të burgosen por kontrollet do të vazhdojnë dhe do të ketë gjoba të larta nëse kapen në shkelje të vetëkarantinimit.

"Jane regjistruar qe te gjithe nje e nga nje ne kufirin hyres ne Muriqan! Jane udhezuar e edhe identifikuar e vizituar! Nuk mund te burgosen, por kontrolli vijon dhe do kete gjoba te larta nese rezultojne ne levizje plus jane dhene kontaktet qyteteve pritese", shkruan Gonxhe në komentin e tij.

ttttttt.jpg

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll