Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari Carlo Bollino komenton përgjimet e antimafias italiane: Gjithçka është një bllof, i vetmi biznes që kanë në Shqipëri është një dyqan rrobash, kontakti i tyre në vendin tonë është Ilir Kulla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bba731290932922930422dde431dce47

Gazetari italian Carlo Bollino, i cili prej vitesh ushtron aktivitetin e gazetarit në vendin tonë, ka komentuar përgjimet e fundit të dala nga antimafia italiane, në të cilat thuhet se disa politikanë shqiptarë janë të përfshirë në afera korruptive me mafian e Ndraghetta-s.

Bollino shkruan se i vetmi biznes që personat e përgjuar kanë bërë në Shqipëri ka qenë një dyqan për shitjen e rrobave të punës, që edhe me atë në vitin e parë kanë dalë me humbje, ndërsa shton se të gjithë ata që janë përgjuar kanë gënjyer në lidhje me kontaktet e rëndësishme që kishin në Shqipëri.

“Në praktikë, pas më shumë se një viti udhëtimi në Tiranë dhe bisedimeve me njëri-tjetrin për investime imagjinare që do të bëhen në Shqipëri, sipas të njëjtit prokuror italian që hetoi bandën, ato dështuan totalisht dhe i vetmi “investim” i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin prapë ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi “strategjik” i Ndraghetas në Shqipëri “Gallo Albania” sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje.

Kjo do të thotë që kur biseduan me njëri-tjetrin për mundësi investimi dhe fitime miliardere, të gjithë gënjyen, sepse të gjithë mburreshin se kishin marrëdhënie dhe kontakte për të kryer afera me presidentin, ministra, bashkinë e Tiranës dhe me institucione të tjera që në të vërtetë nuk i kishin. Media opozitare paraqet si mafiozë italianë miliarderë këta njerëz që ndërkohë (sipas përgjimeve) përplasen me njëri-tjetrin se një nga shokët e tyre kishte fjetur në një hotel “tepër të shtrenjtë në Tiranë” dhe planifikonin sjelljen e një Fiat “Panda” të përdorur në Shqipëri si aset të tyre”, shkruan Bollino.

Për sa i përket lidhjeve të mafias me Shqipërinë, Bollini thotë se i vemti kontakt i tyre është gazetari dhe këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla. Ai shprehet se nuk ka asnjë mundësi që një mik i bosëve të mafias të ketë kontakte me prokurorin e antimafias, pasi në Itali do të kishte shpërthyer një skandal i madh, ndaj duke parë që deri më tani nuk i është dhënë asnjë rëndësi, kjo është një bllof i këtyre mafiozëve.

“Protagonistët e këtij hetimi italian janë një seri personazhesh deri diku periferikë në botën kriminale dhe mafioze të Kalabrisë. Krimet e kryera në Itali dhe lidhje e tyre me 4 eksponentet te Ndranghetas megithate kanë pak rëndësi këtu, por në Shqipëri nuk rezultojne nga ky hetim se kanë bërë absolutisht asgjë nga ato për të cilat flasin, të gjitha bisedime të përgjuara nga prokurori italian antimafia. Pika e kontaktit midis kësaj bande dhe Shqipërisë nuk është një mafioz por një ish nenoficer i Guardia di Finanza, Ercole D’Alessandro, i cili mburret se ka kontakte në shumë sektorë strategjikë dhe politikë në Shqipëri. Në fund të përgjimeve, sidoqoftë, duket se kontakti i vetëm konkret në Shqipëri është me Ilir Kullën, gazetar dhe këshilltar i Ilir Metës, nga i cili pretendon se ka marrë një telefonatë (në mars 2018) për të organizuar një takim me prokurorin antimafia italian Cafiero De Raho. Kjo eshte e gjitha. A është e besueshme që një mik i bosëve të mafias ka kaq shumë intimitet me prokurorin antimafia Cafiero De Raho? Dhe nëse do të ishte e vërtetë, a nuk do të kishte shpërthyer një skandal në Romë edhe para Tiranës, ndërsa në Itali askush nuk i ka dhënë asaj deri më tani ndonjë rëndësi, pikërisht sepse është e qartë se është një blof”, shkruan Bollino.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img