Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se do të ndodhin arrestime të reja nga Gjykata Speciale.
Sipas tij arrestimet do të ndodhin menjëherë pasi Albin Kurti të marrë zyrtarisht drejtimin e qeverisë kosovare.
Në një intervistë për Kanal10, Zeka ka thënë se ka informacione se menjëherë pas krijimit të qeverisë do të aktivizohet sërish Gjykata Speciale.
“Një mori arrestimesh, në mesin e tyre edhe 7-8 deputetë”,- ka paralajmëruar Zeka.
Kujtojmë se ka qenë pikërisht Milaim Zeka ai që paralajmëroi më herët se Gjykata Speciale kishte në vitin 2016 disa emra nën hetim.
Sondazh
Poll