Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Gazetari bën deklaratën e PAPRITUR: Bashës i intereson të jetë numri dy, sepse përfiton nga tepsia e Ramës, ka pjesën e vetë aty

Lajme të ngjashëm

Gazetari Ylli Rakipi është pyetur nga kolegu i tij Arjan Çani, se pse Edi Rama e do me kaq ngulm pushtetin, duke thënë se ka interesat e tij, që nuk janë vetëm për të mirën e popullit.

Lidhur me rikonfirmimin e Bashës në krye të PD, Rakipi tha të njejtën gjë, që ai e do siç e do Rama pushtetin, pasi duke qenë numri dy, pra shefi i opozitës, përfiton nga pushteti.

Ylli Rakipi tha se në tepsinë e Ramës, Basha ka pjesën e tij.

Çani: Pse e do kaq shumë Rama mandatin e tretë dhe për çfarë e do?

Rakipi: E do me aq ngulm sa e kërkoi, fakti që e ëkrkoi ashtu, kuptohet për çfarë e do, ka interesat e tij.

Çani: Po Basha pse e kërkon dhe e do me kaq ngulm të jetë numri dy?

Rakipi: Po sepse nuk është gjë e vogël të jesh numri dy, edhe pse nuk ke poste qeveritare apo pushtet, përfiton nga pushteti. Basha përfiton nga tepsia e pushtetit, i intereson të jetë numri dy. Ka shumë interesa aty. Mos kujtoni se është i ndarë Basha nga kjo tepsi jo, ka pjesën e tij aty.


Më shumë