Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari bën deklaratën e fortë: Tony Blair ka ardhur në Shqipëri, takoi ministren që do zëvendësojë Erion Veliajn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Ylli Dylgjeri ka shkruar se ditën e mërkurë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri. Sipas tij, ai ka zhvilluar një takim me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri shprehet se Blair është pritur në zyrë nga ministrja. Akoma nuk dihet se çfarë kanë biseduar me njëri tjetrin, apo nëse Blair po jep shërbime me pagesë apo falas.

Më tej, gazetari pretendon se ministri e Shëndetësisë do t’i propozohet opozitës në qeverinë e ardhshme. Ndërsa për Manastirliun thotë se pritet të zëvendësojnë Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.

Postimi i plotë i Dylgjerit:

Lajm: Tony Blair takon Ogerta Manasterliun. Ish Kryeministri i Britanisë Madhe,Tony Blair, dje në orën 11.00 ka qënë për një vizitë në zyrën e Ministres se Shëndetësise Ogerta Manasterliu.

Vetë zonja Ogerta e ka pritur Tony Blairin në Ministri.

Pyetje:

Përse nuk është dhënë njoftim shtypi? Për çfarë është biseduar në takim? A është takuar më parë ose me vonë me Edi Ramen?. Ku ka qendruar, ne cilin Hotel apo Shtëpi Pritje?

A është paguar dhe sa është paguar për shërbimin? Dhe nëse do të na thuhet se punon në mënyrë vullnetare, çfarë e lidh me Edi Ramën që punon në mënyrë vullnetare? Apo mos vallë po bëhen përgatitje për të zevendesuar ne Bashkine e Tiranes, Veliajn me Manasterliun? Dhe meqe kjo Ministri deshtoi me menaxhimin e Pandemise, Rama kerkon t’ja propozoje opozites.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img