Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari bën deklaratën BOMBË: Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka pasur marrëdhënie të ngushtë me avokatin Aldo Tabaku, në përgjime doli se…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c41f6a1cf55a252b0e10ebe7e9d710d3

Gazetari Elvis Myrta ka komentuar operacionin e SPAK në Gjykatën e Krujës, ku përfunduan në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 13 persona të tjerë.

Në një intervistë në studion e Fax News, Myrta ka thënë se gjatë përgjimeve telefonike, dyshohet se ka pasur më shumë se sa thjesht marrëdhënie pune mes gjyqtares Hoxha dhe avokatit Aldo Tabaku.

Ky i fundit mbronte dhe personazhet e njohura të botës së krimit, të cilët përmes ryshfeteve u jepnin lirimin.

“Nga hetimet që janë bërë, ka një dosje voluminoze me 160 faqe përgjimesh, ku janë mbajtur në vëzhgim personazhet për të cilët u janë prerë fletë arrestet. Sipas dosjes hetimore gjyqtarja merrte nga 6-12 mijë euro për të liruar persona të caktuar. Fillimisht gjyqtarja i ka ulur dënimin shtetasit Gëzim Nezaj, i cili u lirua nga burgu, por prokuroria ka vendosur që të mos ndërhyjë në këtë moment, pasi kishte pritshmëri se gjyqtarja do të vepronte po njësoj në raste të tjera.

Gjatë hetimeve ka rezultuar një person që ka negociuar për lirimin e shtetasit Sajmir Metani, i cili ka qenë i dënuar me 25 vite burg, nga gjykata e Shkodrës, i akuzuar për një vrasje që ka ndodhur në vititn 1995.  Në muajin Tetor gjyqtarja i ka ulur 6 muaj dënim këtij shtetasi, ndërsa avokati i tij mbrojtës ishte Aldo Tabaku. Sipas dosjes hetimore thuhet se avokati Tabaku ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyqtaren, ai ka bërë rezistencë që të mos kishte kontroll në zyrën e tij, dhe ka pasur përplasje fizike”,- tha Myrta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img