Hapësire reklamuese

Sporti

Gazetari bën deklaratën befasuese: Gratë nuk mund të shkojnë në stadium para burrave!

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari bën deklaratën befasuese: Gratë nuk mund të

Gazetari i sportit Tami Kona ka komentuar sot shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se situata është skandaloze dhe se deri më 12 tetor kur të zhvillohet ndeshja,do ta kenë shumë të vështirë.

Mes të tjerash Kona bëri një deklaratë befasuese, të cilën gazetarja Esmeralda Mulaj e quajti diskriminuese, duke thënë se gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium, në një kohë kur është krizë për sigurimin e biletave.

Pjesë nga biseda në studio: 

Tami Kona: Pa ardhur djali nuk mund të vijë gruaja ime dhe kur them këtë e them në kuptimin e mirë. S’po merrem as me gruan e shokut as me gruan e çunit të tezës, por tani gratë nuk mund të shkojnë para burrave në stadium.

Esmeralda Mulaj: Ky është diskriminim, nuk jam dakord me këtë. Po ti thuaj nuk mund të shkojë një ministër apo një deputet para një tifozi që shkon gjatë gjithë kohës dhe unë kam një dyshim, qofsha e gabuar, që ne do të shohim gjithë tribunën VIP, pjesën kryesore me VIP-a që i kanë marrë jo online ato bileta.

Tami Kona: Me gjithë respektin që kam, kur përmenda gruan time e përmend në kuptimin e mirë, ajo pastaj se kush shkon në stadium, e dimë se kush shkon në stadium. Ka mundësi kjo grua, nuk ka rëndësi se kush është të gjejë një biletë, do t’ja marrë një burri që vjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese