Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetari bën bilancin e krimit për 2023: Vetëm një atentat i zbardhur gjithë vitin

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari bën bilancin e krimit për 2023: Vetëm një atentat i

“Nga atentatet mafioze është zbardhur vetëm një ngjarje, vrasja e Ardian Nikulajt dhe është zgjidhur nga bashkëpunimi i të fejuarës së porositësit të vrasjes. Sa i përket atentateve të tjera mafioze nuk kemi asnjë të zbardhur.”

Kështu është shprehur gazetari Igli Çelmeta, në studion e Neës24, teksa fliste për bilancin e krimit në vitit 2023. Sipas tij, këto shifra dhe fakte janë një këmbanë alarmi për vendin tonë.

“Të gjitha atentatet e tjera të këtij viti nuk janë zbardhur. Kjo është një kambanë alarmi për vendin. Nëse autoritetet nuk mund t’i parandalojnë vrasjet, të paktën duhet t’i zbardhin,”tha gazetari.

Ndër të tjerash, Çelmeta pretendon se Shteti dhe policia e shtetit e dinë të vërtetën për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

“Shteti dhe policia e shtetit e dinë të vërtetën për fatin e Ervis Martinajt, por nuk e bëjnë publike. Se kur e bëjnë publike do ta shohim. Mendoj se ata kanë informacione se çfarë ka ndodhur me Martinajn”, tha ai.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese