Gazetari investigativ Artan Hoxha ka fluturuar drejt Palermos së bashku me djalin e tij për ndeshjen e nesërme mes Italisë dhe Shqipërisë.
Teksa ka postuar disa foto nga një prej qyteteve më famëkeqe të mafies siçiliane, Hoxha ironizon duke thënë se “Palermon tonë e kemi në Tiranë”.
“E mbani mend filmin "100 ditë në Palermo"....
Me djalin tim Gerin, duke shëtitur rrugëve të Palermos, nga Aeroporti Ndërkombëtar Falkone & Borselino, në përmendoren e ekzekutimit të skuadrës antimafia të Xhovani Falkones, në Kapaci, e deri në përkujtimoren e gjeneralit Della Kieza....
nuk na premton koha të qëndrojmë aq gjatë....
Se kemi Palermon tonë në Tiranë...”, shkruan gazetari Hoxha.