Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gazetari Arizaj për vrasjen e shoferit Andi Maloku: Eshtë vendi ku krimi dhe shteti bëjnë seks çdo darkë e qëllohen në mëngjes (PERJETIMI)

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Edmond Arizaj në një koment për ngjarjen e 1 nëntorit, ku prokurori Ndoj u plagos dhe dje u nda nga jeta shoferi i tij Andi Maloku, shkruan se në gjithë këtë histori me kriminelë, korrupsion, shkëmbim pronash “peri këputet aty iku ishte më i hollë”.

Për gazetarin Arizaj, nuk ishte Andi Maloku ai që duhet të merrte plumbat sepse nuk ishin drejtuar për të. Por ja që vendi i shoferit, i kushtoi jetën

Andi Maloku, aty peri ishte me i holle

Ngjarja e Durresit, evokoi edhe njëherë, me një vërtetësi të frikshme fjalën e shqiptarëve të thjeshtë: Peri këputet aty ku është më i hollë. E ku më i hollë se Andi Maloku do të ishte peri i ngjarjes së pak ditëve më parë.

Natyrshëm, në të dhënat e shumta për prokurorë të pleksur me krimin, kriminelë, bashkëpunues me shtetin, toka të grabitura, të shitura e rishitura, politikë që flet sipas qejfit të koqeve të saj, kush do të kujtohej për Andi Malokun, shoferin, që mori plumbat që kush e di për kë ishin nisur.

Kam atë keqardhjen e thellë, si për çdo djalë të ri të ndarë dhunshëm nga jeta. Kam tronditjen për vdekjen e dikujt që e njihja. Ashtu si kam dëshpërimin e ankthshëm se jeta mund të të ikë krejt kot në një vend ku krimi dhe shteti prej vitesh puthen dhe bëjnë seks çdo darkë, e grinden e qëllohen çdo mëngjes. Edhe Andi në këtë mishmash të pamundësisë për të mbijetuar, si shumë të rinj që provuan çdo punë jashtë e brenda vendit, zuri një vend shofer (ndoshta me mik) me mendimin “mbase del ndonjë gjë më shumë se rroga”.

Ajo që doli ishte vdekja, dhe pyetja e madhe që mbeti pas: Pse?! Ik Ando, jo i qetë sigurisht, por fatkeqësisht kaq ishte fati yt. Të shpresojmë se nuk do të mbetesh si shumë vetëm statistikë e një ngjarjeje me shënjester të gabuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll