Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazetari amerikan shënjestron Berishën: Guantanamo nuk është aq i madh sa të mbajë gjithë politikanët rebelë të Ballkanit (ARTIKULLI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prestigjozja amerikane “Boston Globe”, ka publikuar një shkrim të gazetarit dhe analistit të njohur Peter Lucas, i cili “shënjeston” Sali Berishën.

Lucas ka bërë një analizë të gjatë në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.

Gazetari shkruan se Berisha fillimisht është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator, i cili do sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend që kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë, por që më pas abuzoi me pushtetin dhe pasuroi veten në një peridhë të shkurtër.

“Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit,” thuhet në shkrimin e Lucas.

Ndër të tjera ai me ironi shkruan “ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës”.

Shkrimi i plotë:

Nuk i lejohet hyrja në SHBA? Që kur kemi filluar t’u ndalojmë njerëzve të hyjnë në Amerikë? Kufiri ynë me Meksikën është i gjithi i hapur dhe shumë njerëz po hyjnë, qofshin ata non-grata apo jo.

Mjafton të shkojnë deri në kufi, të blejnë një kapelë bejsbolli të ekipit “Yankees”, të kalojnë një sektor të pa patrulluar të lumit Rio Grande me një fëmijë të marrë me qira në krahë dhe ja ku bëhen amerikanë pa dokumente.

Pasi mbërrijnë këtu, u ofrohen tri vakte në ditë dhe një shtrat, kujdes shëndetësor, shkollim, nëse e dëshirojnë, një celular falas, një biletë avioni falas për të shkuar në shtëpinë e tyre të re dhe disa para xhepi. Dhe nëse të gjitha këto shpenzime i paguan taksapaguesi amerikan, atëherë pse jo?

Por e gjitha kjo është në dëm të azilkërkuesve të ligjshëm apo emigrantëve të cilët presin radhën dhe zbatojnë rregullat.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, veçanërisht të ndjekësve të zhvillimeve në Evropë dhe Ballkan, javën e kaluar, Departamenti i Shtetit shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, 76 vjeç, i cili i përket një vendi anëtar të NATO-s, persona non grata.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të hyjë më këtu, ndonëse në të shkuarën, kur ishte president, është pritur me krahë hapur.

Por kjo gjë ndodhi kur Berisha u bë lideri i parë demokrat i një vendi të vogël ish komunist në periudhën 1991-1992 dhe para se, në sytë e Departamentit të Shtetit, ai të rebelohej.

Ndërkohë që politikanët evropianë mund të jenë habitur nga ky zhvillim, të tjerë, të cilët e njohin situatën politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nuk u habitën aspak. Reagimi i tyre ishte: “Mrekulli! Por pse e vonuat kaq shumë këtë vendim?”

Berisha tashmë ka 10 vite që nuk është më në pushtet.

Sipas vendimit në fjalë, as Berisha dhe as familjarët e tij nuk lejohet të hyjnë në SHBA për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për përfshirje në “akte të konsiderueshme korruptive” gjatë kohës kur ishte në pushtet, sipas Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken.

Sipas deklaratës së lëshuar nga sekretari Blinken, “në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Kjo më ngjan, pak a shumë, me atë që ndodh në Uashington çdo ditë.

Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë.

Por ky vullnet i mirë nga ana e tij nuk zgjati shumë kohë, për vetë faktin se Berisha, i cili në të shkuarën kish qenë kirurg zemre dhe komunist, e pati të pamundur të zhdukte tiparet e autoritarit dhe të të korruptuarit, të cilat shfaqen në karakterin e çdo udhëheqësi komunist.

Unë jam i bindur për këtë. Shqipërinë e kam vizituar në vitin 1986, kur komunistët ishin ende në pushtet. Më pas vizitova dhe kryeqytetin e vendit, Tiranën dhe atje takova dhe shkrova për Berishën kur ai u “shkëput” me Partinë e Punës së Shqipërisë, duke qenë se kësaj partie po i vinte fundi, dhe shumë shpejt do të bëhej presidenti i parë i zgjedhur në një demokraci të re.

Ai fliste anglisht dhe thoshte ato që duhej të thoshte në lidhje me demokracinë. Ai sulmonte komunistët, ndonëse kishte qenë një i tillë edhe vetë. Berisha e bindi popullin dhe qeverinë amerikane se ai ishte njeriu i cili mund ta rrëzonte nga pushteti Partinë Komuniste. Ndërkohë, ai e konsideronte veten edhe si një admirues i madh i John F. Kennedy.

Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit.

Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës. Persona non-grata? Kjo gjë vlen vetëm për disa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img