Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Gazetari akuzon Ristanin: Më tha “do ta marr jetën në mënyrën më të keqe”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe botuesi e gazetës “Minerva”, Nebil Çika, ka akuzuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin, se e ka kërcënuar me vdekje në oborrin e selisë qëndrore të kësaj partie.

Në një reagim në faqen online të “Minerva” shkruhet se: “Akti kriminal ka ndodhur sot rreth orës 11.00 në oborrin e selisë qëndrore të PD-së në Tiranë, në kafen brenda tij. Në prani të dhjetra personave, midis tyre edhe drejtuës të lartë të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Arben Risatni ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e ka kërcënuar atë me vdekje. “Do të var për gjuhe . Do të bej atë që nuk ta pjell mendja “ dhe një arsenal i tërë fjalori kriminal, kanë qenë fjalët me të cilat numri dy i PD-se ka kërcënuar me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta. Të pranishëm kanë qenë edhe të paktën dy drejtues të lartë të PD-së ,kreu i këshilltarëve në bashkinë e Tiranes, Leonard Olli dhe Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji te cilët nuk kane reaguar në moment ndaj këtij skandali.”

Gazetari Çika ka vënë në dijeni për këtë ngjarje kreun e PD-së, Lulzim Bashën, por ende nuk ka marrë një përgjigje prej tij.

Sipas gazetës, shkak për këtë është bërë një editorial i Çikës “ Pse nuk shkon dot ne Vlorë Arben Ristani ?”.

Rsitani i ka kërkuar gazetarit Çika: “te mos shkruante me për te pasi për ketë arsye do ti merrte jetën ne mënyrën më të keqe të mundshme”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img