Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Dalin detaje nga arrestimi Elsa Lilës: Kishte rolin e koordinatores, shqiptarët kanë bashkëpunuar me “bosin” e drogës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestimi i Elsa Lilës në Itali ishte një nga lajmet më të bujshme të ditës së sotme, pasi këngëtarja akuzohet si bashkëpunëtore e një grupi që merrej me trafik lëndësh narkotike.

Gazetari Eni Ferhati dhe Fatjona Mejdini kanë zbuluar më shumë detaje rreth arrestimit të këngëtares dhe 13 personave të tjerë.

Ferhati tha se Elsa Lila ishte financiare dhe koordinatore në lojërat e fatit, ku shitej dhe lëndë narkotike.  Sipas gazetarëve këngëtarja mbante shënim hyrje-daljet dhe sasinë e lëndëve narkotike që hynte e dilte.

“Akuza është tejet e fryrë sepse nuk ka transportuar vetë drogë bëhet fjalë që ka pasur rolin e financiere dhe koordinatore në lojërat e fatit. Ku shitej kryesisht kokainë dhe kanabis. 5 kg kokainë dhe100 kg kanabis janë sekuestruar. Kjo ka marrë interesa vetëm për emrin e këngëtares që njihej në itali pasi ka marrë pjesë dy herë në Sanermo tha Ferhati ndër të tjera.

Mejdini tha se ish-boksierit Petrit Bardhi, gjithashtu i arrestuar sot ka bashkëpunuar ngushtë me një nga personazhet më të rëndësishëm të botës së krimit në Itali, i cili humbi jetën dy vite më parë.

Mejdini tha se Petrit Bardhi ishte një nga personat e afërt të tij dhe se ka bashkëpunuar me atë. Lidhur me grupin që u arrestua gjatë operacionit policor në shtetin fqinj, gazetarja tha se Elsa Lila kishte rolin e llogaritares.

“Së bashku me Lilën është arrestuar dhe ish-boksieri shqiptar, Petrit Bardhi i cili ka patur shoqëri të ngusht me një personazh që njihet me pseudonimin “Diaboliko” që quhej si bosi i drogës në Rajonin e Romës dhe ka humbur jetën 2 vite më parë. Ai bashkëpunonte ngushtë me shqiptarët, Diaboliko kontrollonte shpërndarjen e drogës në Romë. Po ashtu ai ishte i lidhur me partitë e ekstremit të djthtë në Itali. Por,Elsa Lila kishte rolin e llogaritares të grupit që u arrestua në operacionin policor në Itali” tha Mejdini për “Opinion”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img