Imazhi i ish-kryeministrit Sali Berishës duket se ka “dehur” gazetarët, të cilët turren drejt tij sapo ai duket në horizont.
Në ditën e lamtumirës së Mirush Kabashit, teksa mediat po intervistonin mjeshtrin e kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepën, në ambientet jashtë Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, të gjithë të pranishmit iu afruan Berishës.
Mirëpo, kjo ishte një situatë e sikletshme për Xhepën, të cilit iu pre fjala në mes teksa fliste për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë. Ndriçim Xhepa u detyrua të distancohej, pasi tanimë pyetjet nuk po i drejtoheshin më atij, por Berishës.
https://streamable.com/cioa7v
Xhepa njihet për kontributin e padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit.
Ndriçim Xhepa ka realizuar me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët”, “Kohë e Largët”, “Treni niset në shtate pa pesë”, “Përdhunuesit”, “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Hije që mbeten pas”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”, “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, “Unë e dua Erën”. Ai është gjithashtu tre herë fitues i Kupës për Aktorin më të Mirë në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000.