Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Gazetarët sherr ‘live’ për Saimir Tahirin, Hoxha: Hajdarmataj të shkonte te Rama. Lala: T’i hiqet imuniteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy gazetarë të njohur Artan Hoxha dhe Klodiana Lala janë përplasur sot në një debat televiziv lidhur me heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit.

Lala ka mbështetur prokurorët dhe ka thënë se Tahirit duhte t’i hiqet imuniteti, më pas është gjykata ajo që vendos.

Por nga ana tjetër gazetari Hoxha është shprehur se paraqitja e fakteve të prokurorëve ishte tepër e dobët.

Debati në ‘Studio e Hapur”:

Artan Hoxha: Po sabotohet një proces shumë i rëndësishëm. Jo unë nuk e kam me ata të tre, unë e kam me kryeprokurorin, ata ta arrestojnë në kushtet e flagrancës.

Klodiana Lala: Pse çfarë do ti që të bëjnë boks ata prokurorët aty

Hoxha: Mos mashtro publikun

Lala: nuk mund të dalim dhe të fyejmë prokurorët

Hoxha: Nuk ka ardhur dojse nga Italia, asnjë dosje, ma gjej ku ëhstë dosja. Asnjë nuk arreston dot me atë letër që kishin prokurorët

Lala: Politika shqiptare t’i heqë imunitetin Tahirit dhe ai le të provojë pafajësinë e tij

Hoxha: Ata (prokurorët) duhet ta kishin dosjen plot

Hoxha: Besim Hajdarmataj duhet të shkonte te Edi Rama, jo te Saimir Tahiri

Lala: Ishte një qëndrim shumë korrekt i Prokurorisë, mjaftohet me faktin që ka një procedim penal i nisur në 2016, ka disa indicie të bazuara në prova dhe kjo mjafton që komisioni të vendosë për heqjen e imunitetit dhe është Gjykata ajo që pastaj vendos nëse shkon në burg apo jo, Komisioni duhet të japë heqjen e imunitetit dhe më pas është gjykata që vendos.

Hoxha: Ku i kanë provat? T’i çojnë provat në gjykatë, jo t’ia japin deputetëve

Më shumë




spot_img








spot_img