Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gazetarët e pyesin për video-skandalin e Gjicit, Berisha: Nuk është faji im që…

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarët e pyesin për video-skandalin e Gjicit, Berisha: Nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për media, ku ka diskutuar për minimumin jetik.

Pas përfundimit të fjalës Berisha ka pritur edhe pyetjet nga gazetarët, ku njëri e ka pyetur për video-skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me një grua.

Berisha nuk ka pranuar të flasë për këtë, duke thënë se donte më s shumti të fokusohej tek diskutimi i tyre.

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por nuk kam ndërmend  të komunikoj sot për to, njëherë tjetër po”, tha Berisha.

Kujtojmë që pak ditë në media qarkulloi një video, ku Gjici shfaqej në zyrë duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Pas kësaj kryebashkiaku  i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës. Ai tha se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, tha se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese