Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Gazetarët e pyesin për shkarkimin, Meta i keqardhur: Kam respektuar Kushtetutën dhe jam krenar! Do flasim pas 24 korrikut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, është shprehur paraditen e sotme nga Pogradeci se sjelljet e tij kanë qenë në respekt të Kushtetutës dhe ai ishte krenar për to. Këtë përgjigje Meta e dha teksa u pyet nga gazetarët për shkakrimin nga mazhoranca.

“Kjo është vetëm një çështje politike. Unë jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljet e të tjerëve, se sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe jam shumë krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore dhe tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshiryueshme”, u shpreh Presidenti ndër të tjera.

Zhvillimet në PD: – Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Ato duhet t’i zhvillojnë debatet e tyre ne mënyrë demokratike, në respekt të shtetit dhe normave demokratike të tyre. Demokracia nuk është e vënë njëherë e përgjithmonë. Ajo ka uljet dhe ngritjet e saj.

Deklaratat e Berishës, për bashkëpunim Rama-Basha: – Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve, ato do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut, për 3 dekadat e ardhshme. Për mua ka rëndësi që të gjithë të respektojnë Kushtetutën dhe parimet demokratike.

A është kjo e sotmja opozita më e dobët: – Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat i takojnë një kontinenti tjetër, por përkundrazi, shqiptarët kanë një pontencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img