Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Gazetarët e pyesin për Berishën, Rama ua pret shkurt: Kush është ky?! Ndjesë pastë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”. Nga Vlora ku ishin të ftuar dhe politikanë nga vendet fqinje, si dhe kryebashkiakët e Shqipërisë, Rama foli për ndryshimin e vendit.

Gazetarët “e ngacmuan” në përfundim të aktivitetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili mbylli dje në mbrëmje fushatën për kryetar të PD në qytetin bregdetar. Pa i lënë ata të bënin pyetjen, Rama sapo dëgjoi emrin e Berishës tha “Kush është ky? Kush është ky? Ndjesë Pastë!”

albsig

spring

Gjatë fjalës së tij, kryeministri e vuri theksin te projektet e së ardhmes për të shndërruar Vlorën dhe ato që janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara. Nuk mund të mos përmendte Lungomaren, kur tha se njerëzit me prona pranë saj janë më të pasur sot.

“Flitet për Lungomaren në aspektin estetik dhe kënaqësisë, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zonë, sot janë më të pasur. Ai investim i bërë, i ka bërë njerëzit më të pasur”, tha Rama.

Më tej, ai u ndal dhe te ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, projekt i cili prej muajsh ka nisur.

“Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë. Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img