Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Gazetarët e pyesin nëse PS ka përgjegjësi, Taulant Balla: Fatos Tushe nuk është më pjesë e jona, me Rovena Vodën s’kemi asnjë lidhje!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, është pyetur sot nga gazetarët për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe dhe ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda. Numri dy i PS tha se asnjë nga dy të lartpërmendurit nuk ka lidhje me ta.

Për Fatos Tushen, Balla tha se ai nuk është më pjesë e PS, e as Rovena Voda sipas tij nuk la lidhje me ta. Ai u shpreh se mazhoranca e ka mbëhstetur Reformën në Drejtësi që ditën e parë dhe ajo tashmë po jep rezultate, duke goditur majtas e djathtas.

Javët e fundit SPAK ka lëvizur tepër, është arrestuar ish-kreu i bashkisë Lushnjë dhe ish-zëvendës ministrja Voda. Cila është përgjegjësia e PS sa i përket të zgjedhurve, të kandiduarëve, për integritetin e tyre?

Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë reformën në drejtësi, ka qenë bindja jonë që institucionet e reja të reformës në drejtësi duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe që shpërdoron financat publike të këtij vendi. PS ka vendosur një standard që uroj dhe u bëj thirrje të gjitha forcave të tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë.

Fatos Tushe nuk është më pjesë e Partisë Socialiste, ka detyrimin ligjor të bëjë një betejë të tijën ligjore dhe ndërkohë që edhe zonja në fjalë që ju i referoheni sepse këtë standard ne e kemi vendosur prej shumë kohësh dhe PS nuk ka asnjë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo person i cili këtë betejë dhe këtë hesap e ka personal me drejtësinë.

Ju mund të jeni në dijeni që këto ditë kanë qenë dhe dy kryetarë bashkish, nga LSI dhe nga PD në hesapet e drejtësisë, që një u dënua dhe tjetri në hetim dhe dallimin mund ta bëni shumë thjeshtë. Reagimi i PS gjithmonë do jetë i njëjtë. PS nuk mund të bëhet pis nga asnjë individ që në një moment të caktuar ka marrë një mandat përfaqësimi nga PS.

Përgjegjësia është vetëm personale dhe kemi besuar dhe besojmë dhe jemi shumë krenarë që kemi çuar përpara reformën në drejtësi dhe të gjithë ata që kishin aludimet ‘ç’po bën SPAK-u’ apo’ si po reagon drejtësia e re’, tani të shohin rezultatet. Ky është vetëm fillimi i një procesi goditje të çdo lloj fenomeni dhe kryeministri ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt.

A do të ketë PS një standard tjetër dhe për selektimin e kandidatëve dhe jo vetëm diferencimin pasi ata dalin në shkelje dhe konstatohen në shkelje?

Ju ftoj që të hidhni një sy në të gjitha vendet anëtare të BE ku herë pas here ndëshkohen politikanë të nivelit të lartë dhe standardi është që partia politike duhet të mbajë një qëndrim distancues dhe në këtë vend ka dy standarde. Standardi i vendosur prej nesh, një përjashtim dhe një distancim të menjëhershëm dhe standardi kur organizoheshin gavetat për të furnizuar me ushqime kryetarin e bashkisë të partisë së caktuar i cili ishte marrë nga drejtësia për një çështje apo disa.

Janë një sërë precedentësh, duke u nisur nga Tahiri, Elvis Rroshi, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie PS?

Kjo është shprehje e plotë e funksionimit të shtetit të së drejtës. Kushdo që ngriti pikëpyetje se PS po kapte institucionet e drejtësisë së re, sot duhet që të përdorë mikrofonat tuaj të nderuar për të kërkuar falje sepse nuk qenka kështu sepse drejtësia po godet sa majtas, sa djathtas, sa lart, sa poshtë dhe kjo është drejtësia për të cilën qytetarët shqiptarë kanë shpresuar. Kjo është drejtësia për të cilën qytetarët shqiptarë mbështetën PS në vitin 2017 dhe ajo që kemi thënë është që Shqipëria tashmë ka një drejtësi e cila është tërësisht e pavarur nga politika.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img