Kievi ka vendosur të pezullojë akreditimin pranë organeve të tij qeveritare për 100 media ruse, ndërkohë që Moska e ka përcaktuar këtë veprim si antidemokratik dhe saktësoi se nga ana e saj nuk do të vendoste asnjë masë shtrënguese ndaj medias së vendit fqinj.
“Vënia e çdo lloj shtrëngese ndaj së drejtës së një kombi për të marrë informacion nga burime të ndryshme shkon padyshim kundër nocionit të një shteti modern, të lirë dhe demokratik”, deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Ata.
”Masa të tilla janë larg të qenit efikase sepse qytetarët ukrainas në kërkim të burimeve të ndryshme të informacionit, të ndryshme nga propaganda rusofobe që mund të dëgjojnë shpesh në Ukrainë, do të jenë gjithmonë në gjendje t’i gjejnë me përdorimin e teknologjive moderne të informimit”, theksoi Peskov.
Ukraina dhe Rusia arritën pak ditë më parë në Minsk një marrëveshje që do t’i jap fund luftimeve në lindje të Ukrainës. Marrëveshja u arrit falë negocimit të Gjermanisë dhe Francës me palët e përfshirë në konflikt.