Hapësire reklamuese

Bota

Gazetarë, aktivistë, hetues, prokurorë; Njihuni me 12 KAMPIONËT e luftës ndaj korrupsionit sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (PROFILET)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_406087" align="alignnone" width=""]12 kampionet 'Antikorrupsion' sipas DASH[/caption]

Departamenti Amerikan i Shtetit përzgjodhi dje 12 persona si kampionë të luftës ndaj korrupsionit në vendet e tyre. Janë të gjithë njerëz që janë impenjuar me hetime dhe zbulime të korrupsionit në vendet nga ata vijnë.

Një pjesë e tyre janë larguar nga detyra. Të tjerët vazhdojnë punën dhe për këtë kanë marrë edhe vlerësimet.

Diana Salazar, Ekuador

40 vjecarja Diana Salazar është në listën e 12 personaliteteve që morën Cmimin Antikorrupsion nga Departamenti I shtetit. E lindur në vitin 1981, studio Drejtësi në Universitetin e Ekuadorit. Në vitin 2011 mori detyrën e Prokurores. Në 2016 pati procesin më të madh kundër Luis Chiriboga Acosta nën akuzën për pastrim parash. Në 2019 u emërua Prokurore e Përgjithshme e Ekuadorit. Aktualisht mban edhe detyrën e Gjyqtares së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë që nga janari 2020, një pozicion që e mban edhe pse është Prokurore e Përgjithshme.

Ruslan Ryaboshapka, Ukrainë

44 vjecari ukrainas ka shërbyer deri në mars 2020 si ish-Prokuror i Përgjithshëm i Ukrainës. Përpara se të merrte këtë detyrë shërbente për marrëdhëniet ligjore të Presidentit me gjykatat. Eshtë i njohur për dorëheqjen nga Agjencia kombëtare e parandalimit të korrupsionit në 2017. Shkarkimi I tij nga presidenti, shkaktoi një reaksion të madh nga SHBA dhe qeveritë e tjera perëndimore. Shumë observatorë thanë se shkarkimi ishte si pasojë e presionit të oligarkëve në Ukrainë. Në vecanti e vendosën gishtin tek Ihor Kolomoiskiy, një njeri I bankave dhe medias, shumë I fuqishëm në Ukrainë, dhe që kishte ndihmuar në zgjedhje presidentin Zelenski.

Victor Sotto, Filipine

Politikani 33 vjecari filipinez Victor Sotto, lindi në 1989 dhe shpejt mori detyrën e kryebashkiakut të Pasig, Metro Manila, në moshën 29 vjecare. Platforma e tij u fokusua në konsultimet publike, qeverisjen e njerëzve, akses në arsim dhe luftën ndaj korrupsionit.

Francis Ben Kaifala, Sierra Leone

Kaifala shërben aktualisht si kreu i KOmisionit Antikorrupsion në Sierra Leone, I vendosur në këtë detyrë në vitin 2018. U vlerësua për lidershipin e treguar në krye të këtij komisioni, për punën që po bën për përafrimin e legjislacionit kundër korrupsionit në Siera leone, dhe punën me zyrtarët publikë kundër korrupsionit.

Ibrahima Kalil Gueye, Guinea

“Korrupsioni është gjëja më e madhe që ka prekur vendin tim, nga policët në rrugë tek doktorët dhe infermieret në spitale. Ndaj jam angazhuar fuqishëm me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit”. Që nga viti 2016 drejton një lëvizje për “Guinea të hapur dhe transparente” në krye të OJQ që menaxhon. Eshtë zgjedhur në Komisionin për Qeverisjen Kombëtare.

Dhuha A. Mohammed, Irak

Dhuha shërben si Drejtore e Përgjithshme për Pagesat elektronike në Bankën Qendrore të Irakut dhe është zgjedhur nga Departamenti i Shtetit si kampione në luftën kundër korrupsionit për punën e madhe për vendosjen e kratave të kreditit pothuajse në gjithë vendin. Kjo nismë synon shmangien e punës së zezë të punëtorëve të thjeshtë në gjithë Irakun.

Anjali Bhardwaj, Indi

48 vjecarja është një aktiviste sociale në Indi e edukuar në Universitetin e Oksfordit me profesion ekonomiste. Punon në cëshgtjet e transparencës dhe përgjegjshmërisë së qeverisjes. Ajo është bashkëthemeluese e fushatës kombëtare për të drejtën e informimit të njerëzve. E ka filluar aktivitetin që në vitin 1999.

Juan Francisco Sandoval Alfaro, Guatemala

Juani aktualisht punon si shefi I zyrës së prokurorit special për pandeshkueshmërinë në Guatemala dhe është vleruar për punën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit. Ndër cështjet më të fundit të vlerësuara për të është investigimi dhe dënimi I disa zyrtarëve të lartë nën akuzën e pastrimit të parave.

Mustafa Abdullah Sanalla, Libi

Sanalla mban detyrën e kreut të Korporatës Kombëtare të Naftës në Libi, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e resurseve natyrale në Libi. Në punën e tij sipas argumentimit të Departamentit amerikan të Shtetit ai u angazhua totalisht për të siguruar që nafta libaneze të vazhdojë të gjenerojë të ardhura për përfitim të të gjithë popullit libanez.

Sophia Pretrick, Shtetet Federale të Micronesia

Sophia shërben si këshilltare investigative në drejtorinë e Auditimit dhe në 2019 nisi fushatën që merret me cështje të shëndetit, shtatzaninë e parakohshme apo aktivitete të antikorrupsionit. E diplomuar në Australi dhe më pas në Missouri në SHBA për cështjet ligjore ajo prej 20 vitesh punon për të luftuar rryshfetin, 50 vjecarja vazhdon të japë eksperiencën e saj në të gjitha shtetet e federatës për luftën ndaj rryshfetit.

Bolot Temirov, Kirgistan

Gazetari investigative Temirov drejton portalin Factcheck dhe vitin e kaluar u përball me sulmin e tre personave të paidentifikuar nga policia e Kirgistanit pas publikimit të lajmeve për zyrtarët e korruptuar. Ai u sulmua rrugës duke shkuar për në punë dhe menjëherë u shtrua në spital. Shoqatat e gazetarëve reaguan për hetim të shpejtë të cështjes. Ai po hetonte dhe shkruante për mirëqenien misterioze të gruas së një ish-zyrtari të lartë të doganës Rayimbek Matraimov. Për këtë fakt dhe artikuj të tjerë investigative, departamenti I shtetit e vlerësoi me cmimin e antikorrupsionit.

Ardian Dvorani, Shqipëri

Njeriu më I përfolur gjatë vitit 2020 në Shqipëri, Ardian Dvorani, ishte në krye të KED derisa u shkarkua nga detyra, pas denoncimeve të herëpashershme të presidentit të republikës. Dvorani ishte ndër udhëheqësit kryesorë të reformës në Drejtësi, në vend, ndërkohë që pas shkarkimit nga kjo detyrë, iu kthye profesionit të gjyqtarit.

/NEWSBOMB.AL/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu