Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Gazetar që punoi para dhe pas luftës në Kosovë, ndahet nga jeta Mehmet Emerllahu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur shqiptar i Kosovës, Mehmet Emerllahu është ndarë nga jeta këtë të hënë, pas një sëmundje të gjatë që e mundonte prej vitesh. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije vetëm familjarët e Emerllahut.

Ai ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999. Mehmet Emerllahu është gjithashtu autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

“Miq, Me dhimbje te thelle u njoftojme se sot pas nje semundje te gjate nderroi jete me i dashuri yne, Mehmet Emerllahu. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e furneralit organizohet nga shtepia e te ndjerit ne rrugen Astrit Bytyqi ne Ferizaj. Do te mbetesh pergjithmone shembulli i nje intelektuali, gazetari te mirefillte e udherrefyesi i familjes dhe jo vetem”, thuhet në njoftimin e familjes Emerllahu.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img