Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazeta nxjerr FOTOT: Ilir Meta me kapuç në kokë, takim me persona në kërkim në Gjirin e Lalzit! President, thuaju shqiptarëve më kë je në tavolinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta Tema publikon një foto të Presidentit Ilir Meta me kapuç në kokë, për të cilën shkruan se është shkrepur në Gjirin e Lalzit, dhe kreu i shtetit është nën shoqërinë e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.

Më pas, gazeta në fjalë publikon dhe një foto të shkëputur nga video ku shfaqet Meta i rrethuar nga persona të tjerë, të veshur me të zeza, dhe kërkon që Presidenti t’iu thotë shqiptarëve se me cilët persona është në tavolinë.

Në shkrim thuhet se, Ilir Meta është duke pritur në takim një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia aktualisht në Durrës.

“Gazeta TemA disponon dhe videon e shkuarjes ne takim të njerëzve të dërguar nga personi në kërkim.Meqë presidenti Meta thotë më nxirrni një foto, ne po i nxjerrim dy foto nga video-ja, me shpresë se do shpjegohet vetë për takimin me njerëz në kërkim, për të intimiduar votuesit në Durrës.

Por këto foto të presidentit mjaftojnë që ai të futet në listën e OFL-së, si gjithë personat me të shkuar kriminale. Zoti president, a mund t’ua thuash shqiptarëve me kë je në tavolinë?”, shkruan media në fjalë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img