Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Gazeta gjermane tregon pse Vuçiç është njeri i Rusisë: Aleatin anti-europian e bëri shef të shërbimeve sekrete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kaluar nëpër shumë transformime politike, por edhe pse tani betohet në Bashkimin Evropian, me çdo lëvizje që bën ai tregon se nuk ndjek një politikë të tillë dhe se ende i intereson shumë më tepër Rusia, kështu shkruan e përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung” (SZ).

Gazeta vlerëson se “lidhja me Rusinë është një nga konstantet më të forta në jetën e Aleksandar Vuçiçit, edhe pse në të njëjtën kohë ai pretendon se dëshiron ta çojë Serbinë në BE”.

SZ kujton se Vuçiç së fundi në Beograd u takua me përfaqësuesin e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili konsiderohet përgjegjës për krimet e luftës si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, dhe tha se “marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”.

“52-vjeçari Vuçiç ka pësuar metamorfoza të shumta politike – nga ministri i propagandës nën autokratin serb Slobodan Millosheviç dhe një nacionalist i vendosur, tek një politikan i supozuar reformist dhe tani përsëri në një populist neo-nacionalist”, shkruan SZ.

Sipas gazetës, Vuçiç ka më shumë se dhjetë vjet që përcakton politikën e Serbisë dhe sundon si autoritari Viktor Orbán në Hungari, dhe në Serbi “madje skandalet më të mëdha raportohen vetëm nga një numër i vogël i mediave të pavarura”.

“Nëse Vuçiç do të donte vërtet anëtarësimin në BE, negociatat e anëtarësimit, të cilat janë zvarritur që nga viti 2012, ndoshta do të shkonin pak më tej. Por në BE, Vuçiqit do t’i duhej të kufizonte pushtetin e tij. Ashtu si bisedimet me Brukselin pa rezultat, po ngecin edhe bisedimet me Kosovën”, shkruan SZ.

Megjithatë, gazeta gjermane thekson se “elefanti” më i madh proverbial i politikës së Vuçiçit është Rusia.

“Ajo është e lidhur me Serbinë jo vetëm nga historia dhe feja, por edhe nga kontrolli mbi rafineritë dhe kompanitë serbe të naftës dhe gazit.” Deri në luftën në Ukrainë; BE-ja i mbajti të dy sytë tek ajo. “Tani Vuçiç është nën presion prej muajsh për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës”, shkruan SZ.

Edhe pas shpërthimit të luftës, Vuçiç theksoi se dëshiron ta çojë Serbinë drejt BE-së dhe përmes shefit të diplomacisë Ivica Daçiç njoftoi se më mirë do të rreshtohej me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, “faktet thonë të kundërtën”.

Një shembull, shkruan e përditshmja, është emërimi i Aleksandër Vulinit, “bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit dhe aleati më i lartë serb anti-evropian dhe rus” në krye të shërbimit sekret të fuqishëm – BIA.

“Dhe planet për një tubacion nafte që do të transportojë më shumë naftë ruse përmes Hungarisë në Serbi, si dhe bashkëpunimi i ngushtë i njoftuar së fundmi me kompaninë ajrore ruse Aeroflot, e cila është e bllokuar në BE, tregojnë se Aleksandar Vuçiç e vendos shpresën e tij më shumë në Moskë, sesa në BE”, përfundon SZ.

Më shumë


spot_img









spot_img