Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
2.1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Gazeta franceze: Ukraina, vrimë e zezë për trafikun e armëve, disa kanë përfunduar në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa dhjetra shtete janë duke e furnizuar ushtrinë ukrainase me sasi të mëdha armatimi, ekspertët ngrenë alarmin se vendi mund të kthehet në një “vrimë të zezë” për trafikun e armëve.

Ishte një zyrtar në Kremlin ai që ngriti alarmin se disa armatime të destinuara për Ukrainën kanë përfunduar tashmë në tregun e zi në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.

albsig

spring

Por të njëjtin shqetësim e shprehin edhe zyrtarët e lartë në Bruksel, Interpol dhe Pentagon, raporton newsbomb.al.

Tashmë gazeta franceze “French Daily News”, shkruan se armë dhe municione kanë përfunduar në tregun e zi në disa vende të Ballkanit.

“Fluksi i paprecedentë i armëve ngre shqetësime se disa pajisje mund të bien në duart e kundërshtarëve ose të rishfaqen në konflikte të largëta – në vitet në vijim,” shprehen zyrtarët amerikanë në një artikull të Ëashington Post , duke ankuar “aftësinë e Uashingtonit për të kryer gjurmimin e këtyre armëve të fuqishme”.

Ndër shqetësimet e mëdha të Pentagonit janë raketat famëkeqe Stinger. Ato janë në gjendje të rrëzojnë aeroplanë nëse bien në duart e grupeve terroriste.

“Evropianët janë të vetëdijshëm për rreziqet e rishitjes së armëve. Një diplomat i tha së fundmi IVERIS se Brukseli nuk ka “asnjë garanci se armët do të gjurmohen. Disa prej tyre tashmë janë rishitur në tregun e zi dhe ndodhen në Bosnje, Kosovë apo Shqipëri. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Ukrainë”, shkruan gazeta franceze.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img