Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Gazeta akuzon Edmond Panaritin: Ka regjistruar me kamer të fshehtë ish-ambasadorin Donald Lu? Përgjigjet ish-ministri: Skenarë 007 si qëmoti!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d07ce4aea66e5e65b5230b15f63390ab

Gazeta Dita ka publikuar sot një artikull të rëndë, ku pretendon se ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka regjistruar fshehtas një bisedë që ka bërë në makinë me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu.

Gazeta shkruan se Lu ka ndërhyrë te Panariti për një tender dhe më pas të dy kanë shkuar drejt “Rogner”. Aty, sipas Ditës, Panariti ka regjistruar me kamer të fshehtë trupi bisedën me ish-ambasadorin.

Pjesë nga artikulli i Gazetës Dita:

71 ekskavatorët e rinj ishin të markës “Volvo” dhe mbërritën në muajin shkurt 2017, në portin e Durrësit. Aty u bë edhe një ceremoni, ku Kryeministri përshëndeti ardhjen e asaj që ai e quajti “flotë ekskavatorësh”. Flota u ble me një ndihmë të BE-së prej 44 milionë eurosh.

Kur erdhi momenti të përdoreshin këto para, Ambasadorja e BE Vlahutin, ka ndërhyrë pranë Kryeministrit për blerjen e ekskavatorëve në Kroaci nga një kompani private që kishte bashkëpunim me “Volvo”.

Kërkesa e Vlahutin u plotësua: U blenë “Volvo”-t kroate dhe mbërriti flota e famshme e ekskavatorëve. Në “Volvot” e montuara në Kroaci kanë rezultuar difektozë. Kostoja e mirëmbajtjes së tyre është rritur sepse gjërat jofunksionale kanë kosto të lartë mirëmbajtje.

Por dështimi i tyre kryesor ishin përmbytjet; Shqipëria u përmbyt, flotën e ekskavatorëve nuk e pamë diku të rreshtuar duke justifijuar paratë e shpenzuara dhe duke u përgëzuar për punën.

Në tenderin për eskavatorët u futën 3 kompani. Një ndër to u mbështet nga ambasadori Donald Lu. Bëhet fjalë për “Caterpillar”.

Sipas burimit që ka informuar gazetën DITA mbi këtë skandal, zoti Lu i ka shkuar në zyrë ministrit Panariti për të folur mbi tenderin. Pas bisedës diplomati i lartë e ka ftuar ministrin shqiptar për një kafe në Rogner duke e shoqëruar me makinën e ambasadës. Panariti e ka regjistruar me një kamera të fshehtë gjatë rrugës. Kamerën në trupin e tij e ka montuar…

Për këtë artikull, ka reaguar pak më parë vetë ish-ministri Panariti, i cili thotë se nuk është e vërtetë, por një skenar si ato të shërbimeve sekrete të komunizmit.

“Për Gazetën e Natës! Shpif, shpif se mbase diçka mbetet! Përçmoj shpifësit ndaj meje dhe shpifjet e tyre me skenarë përgjimi të tipit 007 të ambasadorëve dhe të ambasadave. Inskenim tipik i shërbimeve sekrete të komunizmit si qëmoti.

Marrëdheniet e mija me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Bashkimit Evropian kanë qënë  janë dhe do të mbeten korrekte bashkëpunuese dhe institucionale. Ju ftoj të bëni publike videopërgjimet si dhe të identifikoni burimin e tyre dhe ti dërgoni urgjent në Prokurori.. Sa më parë”, shkruan Panariti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img